E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtohet funksionalizimi i Institutit të Onkologjisë

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 21:30

Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se janë duke shikuar mundësinë që Instituti i Onkologjisë i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të funksionojë në bazë të partneritetit publiko-privat. Ministri Ferid Agani ka sqaruar se këtë mundësi nuk duhet kuptuar si privatizim të këtij instituti, por si një bashkëpunim të mirëfilltë.

Sipas tij, grupi shëndetësor “Ajibaden” nga Turqia ka shprehur interesim për bashkëpunim të ndërsjellë. “Assesi nuk bëhet fjalë për privatizim të shërbimeve onkologjike, por bëhet fjalë për fuqizim të sektorit publik të shëndetësisë, pra të kapaciteteve ekzistuese që i kemi në këtë sektor, me përvojën dhe ekspertizën që vjen nga shtetet e tjera”, ka thënë Agani.

Ndërkaq, drejtuesit e Sindikatës Federale të Shëndetësisë, të cilët shumë herë kanë kritikuar procesin nëpër të cilin ka kaluar Instituti i Onkologjisë, mundësinë e partneritetit publiko privat e shohin si opsion të mirë për aftësimin e kuadrit shëndetësor. Deri më tash, rreth gjashtë milionë euro janë investuar nga buxheti i Kosovës në objektin e këtij instituti, i cili është i dedikuar për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve që vuajnë nga kanceri. Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka ndarë edhe rreth 600 mijë euro, edhe pse objekti ende nuk është pranuar teknikisht.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›