E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Protestat do te vazhdojne

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë deri në largimin e kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, në një dalje për mediat paraditen e sotme.

Kreu i PS-së, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se Shqipëria nuk mundet më të udhëhiqet nga një regjim kusarie që vjedh dhe vret për të qëndruar në këmbë.

“Ditën e djeshme një njeri i diktaturës u foli opozitarëve në emër të diktaturës, njësoj si 20 vjet më parë. Edhe për këtë Saliu duhet të largohet, ja pse demonstratat do të vazhdojnë paqësisht, por vendosmërisht. Njësoj si 20 vjet më parë mblodhi një turmë nga të katërta anët e vendit me listat e buxhetorëve të shtetit. Bërtiti pa thënë asgjë tjetër përveç kërcënimeve ndaj opozitës për t’i dëgjuar ai vetë”, tha Rama.

“Berisha duhet të largohet sepse 20 vjet pas rënies së bustit, pushteti i tij është një pushtet i dhunës dhe vjedhjes. Ai duhet të largohet se shqiptarët nuk mund të mbajnë 20 vjet pas rënies së bustit, një diktaturë kusarësh. Ai duhet të largohet se pushkët e qeverisë kanë vrarë qytetarë. Saliu, Luli dhe e tërë kjo qeveri e kthyer në një regjim vrastar duhet ta mbajë këtë përgjegjësi politike”, theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›