Tiranë, aksident tek rr.Elbasanit, makina përplas 2 kalimtarë
TIRANË-Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Tiranë, ku një makinë aksidentoi 2 këmbësorë.
Ngjarja është shënuar tek Rruga e Elbasanit kur automjeti tip BMW me targa AA 366 D ka marrë përpara 2 këmbësorë.
Të plagosurit janë dërguar në gjendje tepër të rëndë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, nje shtetas 25-vjecar.
Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara 2 kalimtarët që ishin duke ecur mbi trotuar. Mësohet se BMW ka shkatërruar dhe disa pemë të mbeja anash trotuarit.
Pritet të sqarohen rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti i rëndë.
(d.b/BalkanWeb)