Rihanna i shan fansat

Rihanna, tani nuk i ka punët mirë as me fansat e saj. Pas publikimit të një fotografie me kanabis, filluan kritikat e fansave ndaj saj madje, njëri nga ta i tha se, ajo ka për të vdekur nga mbidoza, sikurse Whtiney Houston.
Kjo gjë e irritoi pa masë këngëtaren ku më pas u përgjigj ashpër me të shara.
“Po, sepse Whitney Houston ka përdorur një mbidozë në cigare! Pirdhu bushtër e dobët”, ka qenë reagimi i Rihanna-s.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja publikon fotografi të tilla duke nxitur spekulime se, ajo është zhytur në drogë dhe se mund ta pret fati i njëjtë si me legjendën e muzikës, Whitney Houston./Indeksonline/