Rihanna përsëri vonohet në koncert

Tash nuk është më e zakonshme që Rihanna të vonohet në koncerte, pasi një gjë të tillë e ka bërë disa herë këtë vit. Kurse këtë e ka bërë edhe të hënën mbrëma në Angli.
Ajo i ka lënë që të presin për më shumë se dy orë fansat në Birmingham të Anglisë sepse kishte dalë në një klub së bashku me modelen Cara Delevingne.
Radaronline ka raportuar se koncerti i paraparë të fillojë në orën tetë të mbrëmjes, kishte filluar në orën dhjetë e gjysmë dhe kjo nuk u ka pëlqyer fansave të Birminghamit./Indeksonline/