E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapen portat e hidrocentraleve. Rikthehet frika e përmbytjeve

Perkeqesimi i motit ka rikthyer vemendjen ne fushen e Nenshkodres pasi prurjet ne liqenin e Fierzes jane te ngjashme me ato qe shkaktuan permbytjet e fillimivitit. Drejtori i KESH-it Muharrem Stojku ka reaguar menjehere duke deklaruar se situatat per momentin eshte nen kontroll ndersa nuk ka perfshire dhe ato qe i quajti anomali te mundshme.

• Moti, 24 orë problematike. Dëborë dhe shi në të gjithë vendin

“Rreshjet qe po bien anomali do të sjellin, por anomalia ose përmbytja do të jetë e kontrolluar. Deri tani nuk ka të dhëna që ka filluar përmbytja në fushën e Shkodrës. Ne në rradhë të parë duhet të shohim sigurinë e hidrocentraleve duke i bashkërenduar me mundësinë minimale të përmbytjeve. Do bëhet një koordinim ku grupi i posatshëm do ta zgjidhë këtë problem dhe do të ndjekë ecurinë në të ardhmen ” tha Stojku.

Stojku deklaroi me tej se shkarkimet nga portat e Vaut te Dejes pritet te rriten nga 500 meter katrore ne 700 meter katrore per sekond, por qe sipas tij keto mbeten serish nivele normale shkarkimi.
“Duke vlerësuar situatën, para disa ditësh kemi marrë masa. Që nga data 18 kemi mbledhur komisioner e posacme të KESH-it dhe të ministrisë për shkarkimin e plotave të mëdha dhe që nga data 18 kemi filluar shkarkimet në liqenin e Vaut të Dejës dhe në liqenin e Komanit ku aktualisht kemi ardhur duke rritur shkarkimet. Sot këto kanë qenë 350 metër kub shkarkime në Koman 500 metër kub shkarkime në Vaun e Dejës” tha Stojku.

Sefundi drejtori i KESH-it Stojku tha se situata hidrike favorizon prodhimin me kapacitetin e plote te energjise elektrike e cila shkon edhe ne 26 milion kilovatore ne dite.

Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e diel , 21 shkurt 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›