E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, optimiste për njohjen e Kosovës nga Egjipti

Kryetarja e kuvendit jozefina Topalli shprehet optimiste për një njohje të shpejtë të Kosovës nga Egjipti. Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Kajro, topalli thotë se ka marrë garanci nga Kryeministri Ahmed Nazif dhe kryetari i kuvendit se një hap i tillë do të behet në një kohë të shkurtër.

“Fakti që ata e shohin me shumë simpati çështjen e shqiptarëve në përgjithësi dhe çështjen e Kosovës në veçanti, zhvillimet e fundit dhe qoftë edhe këto takime të zhvilluara orët e fundit, besoj shënojnë hapa të rëndësishëm drejt atyre objektivave që janë kaq themelore për ne shqiptarët” tha Topalli.

Kryetarja e Kuvendit Topalli ka bërë një paraqitje të ecurisë së reformave në Shqipëri ku theksoi se Plotësimi i më shumë se 97 % të përgjigjeve të pyetsorit të Komisionit Europian, si dhe përmbushja e kushteve për liberalizimin e vizave, shënojnë hapa konkrete drejt BE.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e diel , 21 shkurt 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›