Protesta, PS dënon dhunën e policisë ndaj minatorëve
TIRANE- Partia Socialiste dënoi sot me forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur dje, ku forcat e policisë ndërhyn dhunshëm ndaj minatorëve. Sipas deklaratës së deputetit socialist Blendi Klosi, protesta e minatorëve bëhej për të drejtat e tyre të mohuara, pasi vite me radhë kanë ushtruar një profesion të vështirë për të cilin metitojnë një pension të denjë.
"Jemi sot këtu para jush, për të dënuar me shumë forcë ngjarjen e rëndë të ndodhur në mes të Tiranës, në Bulevardin qëndror, mes godinës së Kryesisë së Kuvendit dhe asaj të Këshillit të Ministrave. Minatorë që protestonin për të drejtat e tyre, për statusin e munguar. Baballarë të shoqëruar nga bashkëshortët dhe fëmijët, qytetarë të cilët pasi kanë ushtruar për vite me rradhë një nga profesionet më të vështira dhe konsumues, kërkojnë një pension të denjë e të merituar”- deklaroi Klosi.
Deputeti socialist duke dënuar edhe një herë dhunën e ushtruar ndaj minatorëve, thekson se protesta e tyre ishte legjitime, ndërsa si shpërblim për ta Sali Berisha përdori dhunën cnjerëzore.
“Minatorët dje parashtruan sërish kërkesat e tyre legjitime, të cilat muaj më parë janë pranuar nga qeveria e Sali Berishës si të drejta, por që nuk janë zbatuar kurrë. Dje, këta minatorë i kërkuan Sali Berishës të respektonte marrëveshjen dhe të përmbushte premtimet, por në këmbim morën dhunën e policisë, përgjatë një tentative çnjerëzore për të shpërndarë protestuesit. Sali Berisha, pasi u vodhi këtyre minatorëve pensionin e munguar, statusin e merituar, kërkon t’u vjedhi me dhunë edhe shpresën për të ardhmen." - nënvizoi Deputeti i PS.
(m.a/BalkanWeb)