E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipovic: Tadic qendrim të gabuar

ZAGREB- Në një intervistë për Jutarnji list, Josipovic e ka konsideruar irracionale mospjesëmarrjen e presidentit serb Boris Tadic në ceremoninë e tij inauguruese, duke thënë se kroacia nuk ndërhyn në raportet e Serbisë ndaj Kosovës.

“Mendoj se edhe opinioni serb dhe politikanët serbë e kanë të qartë se unë përfaqësoj politikë paqësore, të bashkëpunimit dhe të zgjidhjes së problemeve. Fatkeqësisht më duhet të konstatoj se arsyen e mospjesëmarrjes së Tadicit në inaugurim, e konsideroj tërësisht irracionale. Sepse çështja e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës në tërësi është jashtë politikës kroate. Ne as nuk mundemi, e as nuk dëshirojmë të ndikojmë në raportet serbo-kosovare. Ne qëndrimin tonë ndaj Kosovës e kemi treguar me njohjen e pavarësisë së saj dhe nga kjo nuk zmbrapsemi”, ka thënë presidenti kroat.

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, ka thënë se në marrëdhëniet e vendit të tij dhe Serbisë, pikat e diskutueshme janë ato të kufirit dhe problemet e lidhura me luftën dhe pasluftën, ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës, presidenti i ri kroat ka thënë se vendi i tij e ka treguar qëndrimin e vet kur e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›