PS: Qeveria ka dështuar në ruajtjen e sigurisë
TIRANE- Partia Socialiste u ka bërë apel strukturave të Policisë Shtetit, që të kthehen dhe të kryejnë misionin e tyre kushtetues, dhe të mos zbatojnë urdhëra politikë. Deputeti Pirro Lutaj ka shprehur shqetësimin për rritjen e krimit dhe numrin e aksidenteve
“PS, shpreh shqetësimin e madh se në Shqipëri, çështja e sigurisë së jetës së qytetarëve është tashmë problemi më i vogël i qeverisë së Sali Berishës. Paralajmërimet e njëpasnjëshme të Partisë Socialiste se qeveria ka dështuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve ka rënë në vesh të shurdhur” – deklaroi Lutaj.
Sipas deputetit Lutaj statistikat tregojnë se krimi i vrasjes ka dominuar ndjeshëm dhe kjo situatë i ka zhvleftësuar deklaratat e mazhorancës që në Shqipëri po reduktohet krimi dhe sjellja antishoqërore.
“Gërdeci i madh me 26 të vdekur, i ngelur deri tani pa përgjegjës, madje i provokuar rëndë dhe në mënyre cinike me buzëqeshjet vrastare të atyre që e shkaktuan atë, po pasohet nga ngjarje të tjera që po tronditin për ditë e më shumë opinionin në Shqipëri.
Ngjarjet e rënda të ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku në shenjestër kanë qenë përfaqësues të opozitës e posaçërisht Deputeti e Kryetari PS, Eltar Deda dhe një këshilltar i bashkisë; Ngjarja e rëndë në qytetin e Sarandës, ku në shenjëster ka qenë një ish prokuror; Si dhe 3 vrasjet makabre të ndodhura në Rajonin e Kamzës brenda një periudhe të shkurtër kohe, janë tregues i qartë se tashmë veprimtaria parandaluese e strukturave të Policisë së Shtetit është një term i harruar” – përfundoi Lutaj.
(m.a/BalkanWeb)