E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapen pranimet ne universitete

Ministri i Arsimit, Fatos Beja ka shpallur dje fillimin e fazes se trete dhe te fundit te pranimeve ne 11 institucionet e Arsimit te Larte publik. Behet fjale per rreth 4 mije kuota qe kane mbetur bosh, si dhe per kuota te tjera shtese qe do t'u "falen" universiteteve tona. Keshtu, risia e ketij viti eshte se do te kene shans te aplikojne edhe kandidate qe u jane nenshtruar provimeve te vjeshtes dhe nuk kane pasur mundesi te aplikojne ne muajin korrik.

Formulari

"Eshte nje kenaqesi te deklaroj se kete vit ka nje mundesi shume te madhe per te gjithe maturantet qe plotesojne kushtet ligjore, qe te mund te vazhdojne qe te gjithe universitetet e Shqiperise", tha ministri i Arsimit, Fatos Beja. Sipas tij, megjithese numri kete vit ka qene 5-6 mije me i madh se viti i kaluar, eshte e mundur qe te gjithe te vazhdojne studimet universitare. Sa i perket menyres se shperndarjes se kuotave te mbetura bosh, ministri Beja tha se "kuotat e lira do te jene per te gjithe ata qe nuk kane pasur mundesi te konkurronin deri dje", duke shtuar se ata do te mund te konkurrojne perseri gjate javes qe vjen e ne vazhdim dhe te mund te shkojne qe te gjithe ne universitete. Ne kete menyre, nenkuptohet se ky shans do t'u jepet jo vetem atyre qe e kane perfunduar maturen para vitit 2008, por edhe per ata qe e kane perfunduar sivjet, por nuk kane aplikuar per te dhene provimet me zgjedhje. Ministri Beja theksoi se kjo eshte nje mundesi qe ata, gjithmone ne baze te parimit Merite-Preference, te aplikojne perseri dhe te mund te kualifikohen ne ato dege te cilat do te ofrohen.

Shanset

Pervec plotesimit te rreth 4 mije kuotave qe kane mbetur bosh, ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja tha se do te ofrohet mundesia ne te gjitha deget, minimalisht do te shtohen 5 kuota te lira per te gjitha deget qe kane qene te mbushura ne masen 100 per qind, por edhe per ato dege qe ka kuota te lira. "Njekohesisht dua te them qe ka disa dhjetera programe te reja te cilat jane krijuar pas vendimeve te fundit te qeverise dhe eshte nje mundesi e re qe ju ofrohet ketyre maturanteve te cilet do te aplikojne ne ditet dhe javet e ardhshme", deklaroi ministri Beja. Sipas tij, eshte nje mundesi njekohesisht, per te gjithe ata te cilet jane regjistruar tashme jo ne preferencen e tyre te pare, por ne preferencen e dyte apo me tej, mund te aplikojne ne ato vende per te konkurruar, ne menyre qe te permiresojne preferencen e tyre. Sigurisht do te ruhet gjithmone merita", deklaroi ministri. Megjithate ai terhoqi vemendjen, se ata qe aplikojne duhet te bejne me saktesi llogarine e mundesive qe kane. "E them kete sepse ne ato fakultete, te cilat jane me te preferuara, jane vetem 5 kuota qe hapen dhe kjo krijon nje mundesi jo per shume studente, por vetem per ata qe tashme kane piket maksimale dhe per arsye, jo vetem merite, por dhe administrative, nuk kane arritur te kualifikohen", deklaroi Beja. Sipas tij, kjo eshte nje mundesi qe krijohet gjithashtu per te gjithe ata studente te cilet duan te ndryshojne programin e studimit. Mund te aplikojne per te zgjedhur ne ato dege te cilat ofrohen, eshte nje mundesi per te korrigjuar ate kalkulim jo dhe shume te sakte qe vete ata kane bere ne preferencen e tyre, por eshte nje mundesi qe kete radhe te jene me te sakte ne perllogaritjet ne menyre qe te jene te suksesshem. Nga ana tjeter ai shtoi se rreth 7 mije studente nuk paten mundesi qe te kualifikohen me te drejten qe jep ligji per te shkuar ne universitete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›