E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta në portalin “e-Albania”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u bëri apel sot prindërve që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë, të përfitojnë nga afati i ri i regjistrimeve.

Sipas njoftimit, më 5 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 24:00, do të rihapen regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta në portalin qeveritar “e-Albania”.

“Ftojmë të gjithë prindërit që nuk kanë kryer ende regjistrimin e fëmijëve, të shfrytëzojnë këtë mundësi”, deklaroi ministrja.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›