E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet një kalim kufitar mes Rusisë dhe Gjeorgjisë

Rivalet rajonal, Gjeorgjia dhe Rusia, kanë rihapur sot kalimin e vetëm të shfrytëzueshëm tokësor kufitar, duke e rivendosur lidhjen vitale të transportit, e cila ka qenë e mbyllur që nga vitit 2006.

Nga rihapja e kalimit Lugina e Darialit pritet të përfitojë më së shumti Armenia, e cila është varur nga ky kalim për tregtinë e vet me Rusinë, aleatin e vet kryesor tregtar.

Kalimi kufitar gjendet në një ngushticë në malet e Kaukazit, rreth 170 km larg kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi.

Është ky kalimi i vetëm kufitar, i cili nuk kalon nëpër enklavat separatiste të mbështetura nga Rusia, Abhazi dhe Osetinë e Jugut, të cilat ishin në qendër të luftës mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, në gusht të vitit 2008.

Moska dhe Tbilisi marrëveshjen për rihapjen e kalimit e arritën vitin e kaluar, me ndermjetësimin e Zvicrës dhe të Armenisë.

Zëvendësministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, Nino Kalandadze, theksoi se hapja e kalimit nuk nënkupton ngrohjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, por shtoi se kalimi është hapur, për t’i ndihmuar Armenisë.

“Rihapja e kalimit nuk do të ketë efekte domethënëse politike apo ekonomike për Gjeorgjinë”, theksoi Kalandadze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›