77 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë në Europë
Kryeministri i Francës, Francoa Fillon, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Francë, për shkak të fuqisë së fuqishme, Xynthia, e cila goditi Francës, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 77 persona.
Me këtë vendim, në dispozicion të rajoneve të goditura janë vënë fondet për rindërtimin e tyre, deklaroi Fillon.
Më së shumti njerëz, 77, kanë vdekur në Francë, në Spanjë kanë vdekur tre persona, ndërsa Portugalia ka njoftuar për një të vdekur. Njëkohësisht, në Francë dhjetëra persona konsiderohen ende si të zhdukur, ndërsa 59 të tjerë janë lënduar.
Vlerësohet se si pasojë e stuhisë, me miliona shtëpi në Francë kanë mbetur pa rrymë, ndërsa është penguar edhe transporti hekurudhor dhe ai ajror.
Stuhia fillimisht goditi Spanjën dhe Portugalinë, e më pas, nëpërmjet Francës arriti edhe në Belgjikë dhe Gjermani.
Në Pirineje, në brezin kufitar mes Spanjës dhe Francës, erërat kanë arritur një shpejtësi prej 200 km në orë, ndërsa në rajonet më të ulëta shpejtësia e erërave ka arritur 150 km në orë.
Rajonet më të goditura në Francë kanë qenë Bretagna dhe pjesët qendrore të vendit. Stuhia më pas ka lëvizur në drejtim të verilindje dhe ka goditur Gjermaninë.