Iu shembin shtëpinë, akuza kryebashkiakut Dako
15/07/2009 Përplasen fizikisht banorët me ndërtimorët. “Duan hapësirë për pallatin që po ndërtohet”
DURRES- Një ndërtesë njëkatëshe është rrafshuar nga fadromat e policisë së Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik në Durrës duke shkaktuar konfrontim fizik me pjesëtarë të familjes. Banesa gjendet afër mbikalimit të Plepave në Durrës dhe në të banojnë familja e shtetasit Islam Quku. Për të shembur këtë banesë familjare janë aktivizuar efektiva të shumta të Inspektoratit të Ndërtimit e Urbanistikës së bashkisë, të cilët janë mbështetur edhe nga Policia e Rendit.
Përplasja
Kryefamiljari Islam Quku ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kreun e inspektoratit Islam Hoxha për abuzime të qëllimta me ligjin. Gjithnjë sipas tij inspektorati nuk ka bërë asnjë njoftim paraprak për shembjen e kësaj shtëpie që është e ndërtuar në anë të Plepave. Situata ka degjeneruar në akuza, sharje, fyerje dhe përdorimin e forcës fizike. Kjo ka shtyrë Policinë e Rendit të largojë palët në konflikt, ndërsa i ka hapur rrugë fadromave për ta prishur banesën e familjes Qoku. Për shkak se shtëpia gjendet në afërsi të rrugës më të rrahur në ditë të tilla fluksi, pasi është paralel me segmentin rrugor Plepa-Rrogozhinë, dëshmitarë të përplasjes së inspektoratit të bashkisë e atij të policisë së shtetit me burra, gra e fëmijë të një familje të pambrojtur janë bërë qindra qytetarë. Sjellja e efektivave të inspektoratit dhe e vet kreut të saj Islam Hoxha është shoqëruar me veprime të padenja dhe tendencë për t’u konfrontuar edhe me median. Sipas pronarit të objektit, shtëpia është në proces legalizimi dhe familjarët i kanë treguar të gjithë dokumentacionit edhe kryetarit të inspektoratit Islam Hoxha. Shtëpia e shtetasit Islam Quku është bërë pengesë për pallatin që ka disa muaj që ka filluar të ndërtohet aty pranë. “Islam Hoxha prishi shtëpinë tonë për t’i krijuar hapësirë pallatit që po ndërtohet nga një privat. Unë e akuzoj atë për korrupsion dhe do e denoncojë në gjykatë”,-ka thënë i dëmtuari. Kryetari i bashkisë Vangjush Dako nga ana e tij është shprehur se “personalisht nuk kam dhënë ndonjë urdhër të tillë dhe ajo që ka ndodhur aty, është bërë me vetë vendimin e drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor”.