Riintegrimi i emigranteve nis zbatimi i strategjise

Ministria e Punes ka mbledhur dje grupin e punes per zbatimin e strategjise se riintegrimin e emigranteve. Strategjia e riintegrimit dhe plani i saj i veprimit jane dokumente te rendesishme politike dhe zbatimi i tyre perben nje detyrim te permbushur ne kuader te integrimit te vendit ne familjen evropiane dhe ne procesin e liberalizmit te vizave. Zbatimi i masave te strategjise do te lehtesoje procesin e riintegrimit te shtetasve te kthyer ne vend nepermjet ofrimit ne nje kohe sa me te shpejte dhe ne cilesine me te larte te te gjithe informacionit te nevojshem dhe te domosdoshem rreth institucioneve sherbimeve dhe perfitimeve si dhe do te krijoje lehtesira dhe mbeshtetje per riintegrimin e tyre ne tregun e punes dhe ne shoqeri ndash beri te ditur Ministria e Punes.
Ne takim u diskutua dhe u raportua per nivelin e zbatimit te masave te Planit te Veprimit te Strategjise per Riintegrimin e Shtetasve te Kthyer nga te gjitha strukturat pergjegjese per nevojen e ngritjes se nje mekanizmi shteteror per te ndjekur riintegrimin e shtetasve shqiptare pas kthimit si dhe institucionalizimin e detyrimit per raportim te institucioneve prane Sekretariatit Teknik per zbatimin e masave te planit te veprimit.Ne takim u vendos gjithashtu qe cdo muaj institucionet te koordinojne dhe shkembejne informacionin per numrin e te kthyerve informacionin dhe sherbimet qe u jane ofruar atyre dhe problemet e dala ne kete proces.Grupi i punes per monitorimin dhe zbatimin e Strategjise per Riintegrimin do te mblidhet periodikisht per te raportuar per hapat e ndermarre per zbatimin e masave te veprimit nga institucionet pergjegjese si dhe per te koordinuar punen mes institucioneve.