Balla Lepuri fle ne Qeveri Vokshi Rama i trembur me 20

Maxhoranca dhe opozita vijojne akuzat e ndersjella per korrupsion. Nje dite pas shpjegimeve te ministrit Dritan Prifti deputeti i PS-se Taulant Balla akuzoi Qeverine per dhenien e koncesioneve. Sipas tij 3 nga 4 kompanite qe kane marre koncesionin ne lumin Kardhiq jane ne pronesi te Arjan Tartarit bashkejetuesit te deputetes se PD-se Albana Vokshit. Pra pavaresisht se kompanite jane disa te gjitha keto kompani jane prone e Arjan Tartarit. Meqe Sali Berisha kishte merak te dinte se ku fle lepuri i korrupsionit pergjigja qe vjen nga keto dokumente eshte e qarte Lepuri i korrupsionit fle ne familjen e Sali Berishes me Albana Vokshin e kompani - tha Balla. Deputeti socialist u shpreh se ministri u justifikua me kot nje dite me pare. Dritan Prifti u justifikua me faktin se keto 6 hidrocentrale nuk i jane dhene vetem Albana Vokshit dhe Arjan Tartarit por nje konsorciumi prej 4 firmash te ndryshme - tha ai. Por ndaj deklarates se tij reagoi edhe deputetja Vokshi. Sipas saj keto akuza te uleta vine nga kreu i PS-se Edi Rama. Vokshi u shpreh se kreu i Bashkise eshte trembur nga akuza per korrupsion me 20 per qindeshin e lejeve te ndertimit. Frika e zotit 20 i ka erresuar jo vetem syte por edhe mendjen dhe logjiken. Shpifjet ne drejtimin tim dhe familjes sime po vijne vetem si pasoje e denoncimeve publike te korrupsionit te Edvin Kristaq Rames gje qe do te vazhdoj ta bej edhe ne ditet ne vijim. PS doli sot me zbulimin tjeter te radhes qe Arian Tartari na qenkerka pronar apo bashkepronar ne 4 kompani. Dhe ky qenka KRIMI me i madh. Askush nuk paska te drejte te beje biznes ne Shqiperi pervec lepujve dhe seksereve te Edvin Rames - tha Vokshi. Deputetja e PD-se u shpreh me tej se nuk eshte thyer asnje rregull ne dhenien e koncesionit ne lumin Kardhiq. Deri me tani jane deene rreth 100 kontrata ku eshte parashikuar ndertimi i 240 HEC-eve. do gare per koncesion behet mbi kapacitetin energjetik e jo mbi numrin e hidrocentraleve qe do te ndertohen mbi nje lume - u shpreh Vokshi.