Përkujtimi i Holokaustit, Papa: Të nderojmë ata që iu kundërvunë çmendurisë së vrasjeve
Duke folur ditën kur përkujtohet çlirimi i kampit të përqendrimit të Aushvicit, Papa Benedikti XVI ka kujtuar viktimat e nazizmit, si dhe ata që rrezikuan jetën e tyre për t'iu kundërvënë "çmendurisë së vrasjeve". çlirimi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945 i kampit të përqendrimit që ishte ngritur në Poloni, demaskoi para të gjithë botës krimet e tmerrshme të një mizorie të paimagjinueshme të nazistëve gjermanë që shkaktoi shfarosjen e miliona hebrenjve.
"Sot...ne përkujtojmë të gjithë viktimat e atyre krimeve, veçanërisht viktimat e asgjësimit të planifikuar të hebrenjve. Ne gjithashtu nderojmë ata të cilët vunë në rrezik jetën e tyre për të mbrojtur të persekutuarit, duke iu ", deklaroi Papa Racingeri gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në Vatikan. "Shpresojmë që Zoti i Plotfuqishëm të ketë ndriçuar zemrat dhe mendjet e njerëzve, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më asnjëherë", përfundoi Papa në fjalën e tij.