E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riise në Fulham

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 17:57

John Arne Riise i ka dhënë fund eksperiencës në Romë. Mbrojtësi i majtë norvegjez e ka lënë klubin italian për t’iu bashkuar atij anglez, Fulham.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Premierliga, deri në fund të qershorit të vitit 2014.

Për Riisen, bëhet fjalë për një rikthim në elitën e futbollit anglez, pasi që më parë ishte pjesë e Liverpoolit, me të cilin triumfoi në Ligën e Kampionëve, në vitin 2005.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›