P. Beogradit-Shkëndija e Tetovës, nën masa të rrepta

Autoritetet në Beograd kanë marrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, në prag të ndeshjes mes Partizanit të Beogradit dhe Shkëndijës së Tetovës, për të shmangur çdo lloj tensionimi të situatës me dy tifozerive të zjarrta.
Kapaciteti i stadiumit ku do të luhet ndeshja është reduktuar në 20%, kjo për arsye sigurie, ndërsa mësohet se oficerët e policisë dhe të doganave, nuk do të lejojnë kalimin e asnjë personi të dyshimtë në kufirin e Serbisë. Përreth stadiumit, mësohet se do të jenë tre rradhë me forcat e policisë, kjo për të shmangur dhe parandaluar çdo vështirësi.
Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Shkëndijës së Tetovës është e vlefshme për fazën e parë eleminatore të Ligës së Kampionëve.