Fabregas, vuan për Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës Xavi, ka thënë sot se lojtari i Arsenalit Cesc Fabregas, po vuan për shkak të stërzgjatjes së bisedimeve, për tu rikthyer në Barcelonë. Xavi ka thënë se para shumë kohësh, ka biseduar me Fabregasin dhe ai i ka thënë se e dëshiron me çdo kusht Barcelonën.
“Ai po vuan qe nuk po mund të vijë në Barcelonë. Këtë transferim ai e dëshiron dhe po bën çdo gjë që është e mundur për tu realizuar. Ai dëshiron qe Arsenal ta lirojë, ndërsa skuadra nga Londra këtë duhet ta bëjë”, ka thënë Xavi. Arsenal ka refuzuar ofertat e Barcelonës, ndërsa Arsen Ëenger, dje ka thënë se do të luftojë për ta mbajtur mesfushorin në skuadër.