Dinamo e Kievit, shansi i fundit për Mourinjon
U bë plot një vit nga fitorja e fundit e Interit në arenën europiane (22 tetor 2008). Zikaltrit në versionin Champions vazhdojnë të zhgënjejnë. Konfirmimi për paraqitje të dobëta në këtë garë erdhi të martën kundër Dinamos së Kievit. Kjo e bën ndeshjen e kthimit kundër Shevçenkos me shokë tepër të rëndësishme për Interin dhe Mourinjon. Tre pikët janë detyrim, për të mos rrezikuar një eliminim të mundshëm që në fazën e grupeve, gjë që do të ishtë shkatërruese.
Presidenti Masimo Morati nuk u duk i kënaqur në përfundim të ndeshjes kundër ukrainasve, edhe pse nuk e shprehu këtë me tone të larta. Megjithatë, nuk është e vështirë të kuptohet se edhe durimi i numrit një të klubit zikaltër, e ka një kufi. Mourinjo u mor për të fituar Champiosin, ose të paktën për të arritur rezultate më të mira se më parë. Prandaj, nëse këto rezultate nuk vijnë, edhe vendi i “Special One” nuk mund të jetë edhe aq i sigurtë.
E sikur të mos mjaftonte kjo, për portugezin po fillojnë të bien sirenat angleze. Pozicioni i Rafa Benitezit në krye të pankinës së Liverpulit është tronditur, sidomos pas katër humbjeve rresht në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat. Alternativa e parë për “The reds” mund të jetë Hoze Mourinjo, një trajner-menaxher ideal për të riformatuar skuadrën me qëllim fitimin e Premier ligës që mungon prej 20 vitesh.
Pra, e ardhmja është e paqartë, por Mou duhet të mendojë të fitojë në Kiev, më tepër se t’i kushtojë rëndësi ndeshjeve të kampionatit. Sepse një fitim i mundshëm i trofeut të Serisë A, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar sezonin.