Rijkaard zëvendësues i Allegrit?

E ardhmja e Masimiliano Allegrit në krye të Milanit është vë seriozisht në dyshim.
Disfata e mbrëmshme e ‘rossonerëve’ ndaj Malagës, duket se do të sjell ndryshime në shtabin teknik të skuadrës nga “San Siro”.
“Tuttosport” të enjten raporton se Frank Rijkaard është kandidat i mundshëm që të marr drejtimin e Milanit.
Rijkaard pikërisht në këtë klub kishte arritur majat e futbollit botëror dhe ekziston mundësia e rikthimit të tij, por tash në cilësinë e trajnerit.
Milan është duke zhvilluar sezonin më të keq në historinë e klubit të tij, prandaj largimi i Allgerit është i mundshëm.