Me pëllumba kundër dhunës

Kryetari i këtij forumi, Armend Ibrahimi ka thënë se me lirimin e këtyre pëllumbave si simbol i lirisë, duan të tregojnë që përkushtimi i tyre ndaj lirisë nuk do të mbetet vetëm si fjalë por si perspektivë.
“Sot kemi dal që t’i kujtojmë disa qytetarëve të këtij vendi, që ky vend është ngopur me dhunë dhe ne si të rinj jemi të përkushtuar që me u fokusu më shumë në zhvillimin e arsimit,edukimit tonë, në integrimet tona evropiane, në promovimin e vlerave të familjes, besimin në zot dhe të vlerave të kombit” ka thënë Ibrahimi.
Duke folur për dhunën e ditëve të fundit në Kosovë, Ibrahimi ka thënë se nuk duhet të keqpërdoren të rinjtë dhe policia.
“Si të ri vlerësojmë që nuk është dashur me u keqpërdorë të rinjtë dhe nuk është dashur të keqpërdoret policia,kemi dal këtu me dhënë mesazhin që ne jemi të përkushtuar në idenë që jemi të sigurt, që një ditë ka me ardhur një qeveri më e mirë, kanë me ardhur njerëz të cilët kanë me përfaqësu vullnetin e jo me vjedh vullnetin, njerëz të cilët kanë me i dëgjuar të rinjtë e jo me thanë që i dëgjojmë, të cilët kanë me punuar, e jo njerëz të cilët thonë se do të punojnë” ka thënë Ibrahimi.
Ndryshe, ata liruan disa pëllumba në sheshin Nënë Tereza”, në shenjë paqe./Kosovapress/