Rikard Ljarja, aktori në ditëlindjen e 65-të
• Një kolazh me rolet e tij më të mira ndër vite, një tjetër me filmat që ka realizuar dhe atyre që iu ka shkruar skenarët do të shfaqet të enjten paradite, në Arkivin Qendror të Filmit.
Eshtë një ceremoni festive që organizohet nesër me rastin e 65- vjetorit, të aktorit, regjisorit e skenaristit Rikard Ljarja nga AQSHF. Një kolazh me krijimtarinë dhe episodet e roleve të Ljarjes, ndërthurur me kujtime mes miqsh, biseda e mbresa pune, do të shpalosen nesër në sallën e kompanisë filmike “AA” në orën 11:00. Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër, është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Më 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse më 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit (“A. Moisiu”), Tiranë. Për tetë vite pas diplomimit punoi si aktor në teatrin “Migjeni”, në Shkodër. Prej 1973 deri 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.