E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Arapi fiton “Kurorën e Artë”

• Poeti shqiptar Fatos Arapi është fituesi i sivjetshëm i “Kurorës së Artë” të mbrëmjeve strugane të poezisë, publikoi dje drejtori i manifestimit më të madh poetik në Maqedoni, Danilo Kocevski.

 “Fatos Arapi është një nga poetët më markant të poezisë bashkëkohore shqiptare dhe ka publikuar mbi njëzet libra poetike. Ai paraqet figurën botërore në sferën e krijimit poetik, poet elit shqiptar dhe një nga poetët e lartë të gjallë të ditëve të sotme”, tha Kocevski. Gjatë ceremonisë në ASHAM me rastin e shpalljes së fituesit, kjo mirënjohje e lartë i ndahet si një autor, poet, i cili në angazhimet e tij krijuese ndaj njerëzimit dhe kulturave në botë kontribuoi për përhapjen e respektit dhe i cili tërë jetën ia ka kushtuar poezisë. Në solemnitet është lexuar mesazhi i Arapit, i cili nuk ka mundur të jetë i pranishëm personalisht në shpallje. “Me këtë çmim ndjehem i qetë dhe i lumtur dhe e ndaj këtë me ju, me të gjithë miqtë e mi. Do të doja që festivali të bëhet simbol i rrezatimit”, thuhet në mesazhin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›