“Pulitzer” për fotografin e “Reuters” e “Uashington Post”
• Një fotograf i agjencisë së lajmeve “Reuters” fitoi çmimin “Pulitzer” për imazhin e tij dramatik të një reporteri televiziv japonez të vrarë gjatë operacioneve të përgjakshme, shtatorin e kaluar në Birmani.
Adris Latif fitoi çmimin për fotografinë më të mirë, ku pasqyroi momentin e vrasjes së gazetarit 50-vjeçar Kenxh Nagai nga Japonia. Imazhi tregon një ushtar me papuçe që i ka drejtuar pushkën zotit Nagai, i cili është shtrirë në trotuar poshtë tij. Në komentet e tij të martën ku përshkruante momentin dramatik më 27 shtator, Latif tregon se, i gjithë incidenti, që tronditi botën, përfundoi brenda dy sekondash. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 31 persona u vranë në operacionet qeveritare të shtatorit. Ndërkohë, gazetës “Uashington Post” iu akorduan 6 çmime “Pulitzer”, duke përfshirë Medaljen e Shërbimit Publik, për ekspozimin që i bëri trajtimit të pamjaftueshëm shëndetësor të disa veteranëve të plagosur në spitalin ushtarak “Walter Reed” të Uashingtonit. Bordi i çmimeve “Pulitzer” e bëri njoftimin të hënën, duke nderuar punën e gazetarëve Dana Prist, An Hall dhe të fotografit Mishel dy Sil. Vitin e kaluar, gazeta “Uashington Post” zbuloi se ushtarët e shtruar në spital qëndronin në pavijone të infektuara nga myku dhe plot insekte. Sekretari i Ushtrisë, ishte ndër zyrtarët më të lartë ushtarakë që dha dorëheqjen pas ekspozimit të skandalit. Ky është çmimi i dytë “Pulitzer”, që i jepet gazetares Prist, e cila në vitin 2006 zbuloi se CIA kishte burgje sekrete ku mbante të dyshuar për terrorizëm në Evropën Lindore.