“Eshtë radha e të rinjve”
• Çelen sërish dyert për të rinjtë shqiptarë!
ANILA MEMA
Janë rreth 35 artistë të rinj, aktorë, regjisorë, skenografë, piktorë, kostumografë, e të rinj të diplomuar për kanto, që do të përfshihen në “Fondin e të rinjve” të shpallur dje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Bëhet fjalë për një projekt që tashmë njihet në Shqipëri, e veçanërisht në institucionet artistike shqiptare ka mëse dy vjet që organizohet, si “Festivali teatror i të rinjve” në Teatrin Kombëtar. “Fondi për të rinjtë” në Teatrin e Operës dhe Baletit, apo përfshirja e të rinjve me projekte në Galerinë Kombëtare të Arteve apo edhe Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Dje në një konferencë të përbashkët, ministri i Kulturës, Ylli Pango si dhe katër drejtuesit e institucioneve, Zhani Ciko, Kristaq Skrami, Genc Mulliqi e Gent Çoçoli kanë shpallur të hapur këtë fond për të rinjtë, po kurrsesi fondi nuk është bërë i ditur. Theksohet se këtë vit fondi për artistët e rinj, ka një rritje prej rreth 40% nga viti 2007, por jo një shifër konkrete. E megjithatë nga eksperiencat e një viti më parë, shifra për Festivalin Teatror të të Rinjve në Teatrin Kombëtar ka qenë vetëm 5 milionë lekë të reja. Këtë vit le të shpresohet për më shumë.
Teatrit Kombëtar tashmë ka shpallur Festivalin Teatror të të Rinjve. Eshtë një projekt që shënon vitin e dytë në këtë institucion. Ky projekt është konceptuar nga TK si një konkurs që i jep mundësinë artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit të debutojnë krijimet e tyre në skenën e teatrit. Ndërkohë bëhet me dijet se, periudha e zhvillimit të projektit është nisur nga ky muaj deri në dhjetor të vitit 2008. Për Galerinë Kombëtare të Arteve, i kanë cilësuar “Artistë Emergjentë”. Ky projekt ka për qëllim promovimin e vazhdueshëm të artistëve dhe kuratorëve të rinj në aktivitetet dhe në skenat e rëndësishme të artit sot në botë. “Përfshirja e artistëve të rinj është një faktor shumë i rëndësishëm në suksesin e aktiviteteve të ndryshme”. Gjatë konferencës për shtyp thuhet se, duke marrë në konsideratë këto rrethana dhe praktika të ndryshme bashkëpunimi ndërmjet Galerisë dhe grupeve apo individëve aktivë në fushën e arteve pamore, u konceptua edhe ky projekt. Artistët nga skena e artit bashkëkohor do të përzgjidhen nga juria që do të përbëhet nga kuratorët shqiptarë dhe të huaj, ndërkohë periudha e projektit është e njëjtë prill-dhjetor 2008. Projekt i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor quhet “Fondi Publik i të Rinjve”. “Krijimi i një perspektive për të ardhmen e artistëve të rinj që pas studimeve aspirojnë karrierën muzikore me të gjitha variabilitetet e saj është pjesë e mirëmenaxhimit të kulturës në Shqipëri”, thekson ministri Pango. Krijimi i fondit të artistëve të rinj, sipas tij iu jep mundësinë për të prezantuar aftësitë e tyre artistike. Në bazë të audicionit, do të shpallen fitues vetëm 14 të rinj, të cilët do të jenë pjesë e trupave artistike të TKOBAP, sipas nevojave tij.
Kriteret
Ministrit Pango bën me dije se Drejtoria e Arteve dhe e Letrave do të koordinojë punën me institucionet dhe do të ndjekë realizimin e projekteve në katër institucionet kryesore të kulturës, si Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Ndërkohë realizimi i tyre do të ndahet në disa etapa, siç janë shpallja dhe faza përgatitore e projektit ku do të hartohen kriteret e pjesëmarrjes, shpallja publike e kritereve të konkursit, aplikimi për pjesëmarrje dhe dorëzimi i projekteve, përzgjedhja nga juria e projekteve fituese dhe shpallja e fituesve etj.
“Studio e re”
“Studio për aktorët e Rinj të Teatrit Kombëtar për Fëmijë” është projekti i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. “Studio e re” është një nismë e marrë nga QKKF dhe Teatri i Kukullave, me qëllimin të mundësojë edukimin e një brezi të ri aktorësh të Teatrit të Kukullave dhe atij për të rinj, për të siguruar kështu vazhdimësinë dhe rinovimin e trupës aktuale. Ky projekt do të zhvillohet gjatë muajit prill–dhjetor 2008. Numri i artistëve të përfshirë në këtë projekt është 11 artistë (2 regjisore, 7 aktore, 2 artistë muzikantë dhe ekspertë të huaj që do të japin work–shope).