Riker: Emri të zgjidhet nga Shkupi dhe Athina

Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker, ka shprehur shqetësimin për lirinë e mediave, situatën politike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.
“Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin Maqedoninë në të njëjtën tavolinë me anëtarët e tjerë të NATO-s”, tha ambasadori Riker, duke nënvizuar se gjatë qëndrimit të kryeministrit Gruevski në Uashington, nuk është përmendur mbajta e zgjedhjeve të parakohshme.
Një nga temat që u diskutuan në Uashington ishte çështja e emrit me Greqinë, bëri të ditur ambasadori amerikan, duke ripërsëritur mesazhin e administratës së SHBA-ve se këtë problem duhet ta zgjidhin palët kontestuese, Greqia dhe Maqedonia, duke mos pritur zgjidhje të gatshme nga SHBA-të.