E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Prishtinë-Shkup, marrëdhënie më intensive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Filip Riker beson se në një të ardhme të afërt Maqedonia dhe Kosova do të vendosin lidhjet diplomatike në nivel ambasadash. "Riker mendon se Maqedonia dhe Kosova kanë lidhje të forta. Kjo është e qartë dhe kuptueshme. Kosova është fqinji më i afërt në shumë mënyra. Këtu bëjnë pjesë edhe lidhjet personale, tregëtia dhe shkëmbimet tregtare që vazhdimisht rriten dhe vazhdojë edhe më tej të zhvillohen", theskoi Riker. Diplomati amerikan deklaroi për Radion "Europa e Lirë " se mes Kosovës dhe Maqedonisë ekzistojnë çështje të hapura, por sipas tij ato duhet të zgjidhen me dialog dhe diplomaci. "Sikurse edhe ndërmjet shumë fqinjëve rë tjerë, ka dallime dhe çështje që duhet patjetër të zgjidhen me dialog, diplomaci, por unë rekomandoj që të dy vendet ti mbajnë të hapura linjat e mira të komunikimit dhe shpresoj se marrëdhëniet diplomatike do të vendosen në një të ardhme të afërt", theksoi Riker gjatë deklaratës së tij më të fundit përsa i përket marëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›