Mjekët: Fëmijët më të prekurit nga virozat

Ndërrimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave janë dy ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë virozat e stinës. Aktualisht, me uljen e temperaturave, kolla dhe sëmundjet e fytit janë virozat më të pranishme. Por më të predispozuar për t'u prekur nga këto viroza janë fëmijët. Këtë gjë e thekson edhe mjekja pediatre Tatjana Nela . Megjithateë, sipas saj rastet e pacientëve nuk janë në shifra alarmante .
Ato se çfarë rekomandojnë mjekët për t'u konsumuar sa më shumë nga fëmijët në këtë periudhë janë lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshme. Sipas mjekes Pediatre, Tatjana Nela në raste të lehta të gripit, nuk është e preferueshme të përdoret antibiotiku.
Por meqë muaji tetor është periudha kur shfaqet fillimisht viroza mjekët këshillojnë edhe kryerjen e vaksinës antigrip.