E Diel, 1 Nëntor 2026

Riker: Serbia ta pranoj realitetin lidhur me Kosovën

SOFJE- Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, ka deklaruar sot se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën, ndërsa liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të së kaluarës.

Këto komente ai i bëri në Sofje të Bullgarisë, në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit, raporton Europa e Lirë.

Zoti Riker tha se SHBA dhe BE kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se situatën në Ballkan nuk e përcaktojnë më në atë masë fuqitë e mëdha, aq sa liderët lokalë.

“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t’i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, tha Filip Riker, duke e theksuar rëndësinë e kompromisit, të cilin aktorët lokalë në Ballkan nuk guxojnë ta përjetojnë si kapitullim.
(BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›