E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Të zgjidhet sa më shpejtë kontesti i emrit

Shpresoj se Maqedonia dhe Greqia do të gjejnë zgjidhje për kontestin me emrin në një kohë të shpejtë. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Filip Riker për kontestin e emrit.

"Qëllimet tona, lidhur me Maqedoninë janë shumë qarta. Përpara fillimit të vitit, disa herë e kam thënë këtë dhe vlerësoj se qëndrimi ynë është i njohur, dhe këtë e vërtetoi edhe sekretari shtetëror i SHBA-ve, Filip Gordon gjatë vizitës së tij në Maqedoni. Qëllimi ynë është që zgjidhja për kontestin e emrit të gjendet në një kohë të shpejtë" , deklaroi Riker, pas takimit me Avokatin e Popullit, Ixhet Memetin.

Ai vlerëson se zgjidhja është e mundshme, duke shtuar se, nuk duhet të krijohet diçka më tepër sesa problemi që tashmë ekziston. Diplomati amerikan ka theksuar se me zgjidhjen e këtij kontesti, e ardhmja e të dy vendeve do të jetë shumë më e mirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›