KQZ Me 21 gusht rizhvillohen zgjedhjet ne Komunen Shale
KQZ në një mbledhje të mbajtur pasditen e sotme, vendosi që zgjedhjet lokale në komunën Shalë të Shkodrës do të rizhvillohen më 21 gusht.
Ripërsëritja e zgjedhjeve të organizuara më 31 korrik në këtë zonë nuk u zhvillua pasi komisionerët socialistë bojkotuan ditën e votimit duke e bërë të pamundur për banorët e kësaj komune të shpallnin vullnetin e tyre për të zgjedhurin e ri vendor.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 majit dhe përsëritjeve të zgjedhjeve në 10 komuna në 31 korrik, komuna Shalë, mbetet e vetmja njësi vendore në të gjithë vendin ku ende banorët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problemeve të shkaktuara nga komisionerët e opozitës.