Riker:Zgjedhjet,provim për integrimin

Ambasadori amerikan në Shkup Filip Riker iu ka përcjellë kandidatëve të zgjedhjeve të 22 marsit mesazhin e Presidentit Barak Obama dhe Sekretares së Shtetit, Hilari Klinton, sipas të cilit, Maqedonia duhet të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike nëse dëshiron anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian. "Në këto zgjedhje nuk duhet të ketë vend për kërcënime ose për frikë: frikë për humbje të vendit të punës, frikë për të ardhmen. Kjo fushatë zgjedhore, këto zgjedhje duhet të ofrojnë zgjidhjen e problemeve në përgjithësi. Mediumet do të duhet të sigurojnë të njejtën gjë për të gjithë kandidatët dhe informim objektiv", deklaroi ambasadori i SHBA-së, Filip Riker.