E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brawn,përshëndet kthimin e Francës në komandën e NATO-s

Kryeministri britanik, Gordon Braun ka përshëndetur kthimin e Francës në komandën e NATO-s, duke e cilësuar si një lajm të mirë për mbrojtjen dhe sigurinë në botë."Përshëndes njoftimin e bërë nga Franca për vendimin që do të marrë gjatë samitit të NATO-s që do të zhvillohet më 3 dhe 4 prill, që ajo do të integrohet sërish në zemër të NATO-s", deklaroi Gordon Braun. "Mendoj se është diçka e mirë për mbrojtjen në botë", shtoi Braun. Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi ka zyrtarizuar këtë vendim që ngjalli shumë polemika gjatë një diskutimi. Franca u largua nga struktura ushtarake e Aleancës së Atlantikut të Veriut në vitin 1966, por ajo mbetet anëtare e organizatës, duke kontribuar në disa operacione ushtarake. I pyetur nëse vendimi francez do t'i lejonte Londrës dhe Parisit të riforconin partneritetin e tyre përsa i përket mbrojtjes, Braun theksoi se ekzistonin mundësi bashkëpunimi jo vetëm mes Francës dhe Britanisë së Madhe, por gjithashtu me gjithë botën, në mënyrë të veçantë përsa i përket çarmatimit bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›