Sllovakia kundër njohjes së Kosovës

Bratislavë, 23 gusht – Shefi i diplomacisë sllovake, Mikuláš Dzurinda, siç transmetojnë mediet serbe, në një intervistë për gazetën “Presse” të Vjenës, ka deklaruar se vendi i tij është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se secesionet e njëanshme nuk janë në interes të Evropës.
“Nëse sot serbët ndihen të mashtruar, mund t’i kuptoj”, ka thënë Dzurinda për “Presse”, duke theksuar se rezoluta 1244 e OKB-së parasheh vetëm “autonomi substanciale” për Kosovën, raporton gazeta serbe “Blic”.
“Në rezolutën 1244 të OKB-së qartë garantohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës Federative të Jugosllavisë. Kosovës i premtohet vetëm autonomi substanciale”, tha ai.
Në konstatimin se Sllovakia ka përkrahur intervenimin ushtarak në Kosovë, ai ka thënë se atëherë ka qenë i bindur se Sllobodan Millosheviqi me pastrimet e tij etnike po bën diçka keq. “Për këtë shkak jam angazhuar për hapjen e hapësirës ajrore në Sllovaki për NATO-n. Edhe sot e kësaj dite jam i bindur se ka qenë vendim i drejtë. Por, me të njëjtën bindje dhe parime, sot mendoj se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, pa pajtimin e Serbisë, është jo fer”, ka thënë Dzurinda.
I pyetur se ky qëndrim a ka lidhje me pakicën hungareze në Sllovaki, ai ka thënë se kjo nuk ka kurrfarë lidhje. “Njerëzit, të cilët gjendjen në Kosovë e barazojnë me Sllovakinë, i konsideroj të marrë. Para se gjithash mendoj në Baskinë në Spanjë apo Kataloninë, Osetinë e Jugut apo Abkhazinë. Secesioni i njëanshëm i grupeve etnike nuk është në interes të Evropës. Bëhet fjalë gjithnjë për parimet”, ka përfunduar Dzurinda, raportojnë mediet serbe.