E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retrospektivë me Agim Qirjaqin

01/09/2010 Padyshim roli i tij në “Dasma e Sakos” do të mbahet mend gjatë. Veç të tjerash, edhe pse është një nga interpretimet e fundit të tij dhe ku shfaq talentin vërtetë aktorial.

Agim Qirjaqi i ndarë vetëm disa muaj më parë nga jeta, është kujtuar dje në mbrëmje në seksionin “Retrospektivë homazh” në Festivalin e Filmit në Durrës përmes shfaqjes së filmit “Dasma e Sakos” në amfiteatrin e qytetit.

Ngjarjet e “Dasmës së Sakos” “të ardhura” përmes mjegullash mesjetare në një qytet fantazmagorik, nën çatitë e gurta dhe muret kështjellore, “rrëfejnë” drama të mëdha. Një përzierje e trembshme gjërash të egra me të brishta, urrejtjesh me dashuri, vdekjesh me ripërtëritje. Metaforat marrin të thonë se shpërdorimi i pushtetit ka thelb të njëjtë, por shfaqje të ndryshme. Në të gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut është liria dhe një jetë me dinjitet të vërtetë njerëzor... Me regjisor Vladimir Priftin, muzikë nga Aleksandër Peçi, drejtor fotografie Ilia Xhokaxhi, etj., përkrah Agim Qirjaqit interpretojnë edhe Ndriçim Xhepa, Xhevdet Feri, Elvira Diamanti, Tinka Kurti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›