Rikonstruksioni i BSH. Rruhet rryma e racionalizmit

Për herë të parë është ndërmarrë dhe miratuar një projekt që synon ruajtjen e vlerave arkitekturore, që janë aq të rralla për vendin tonë. Banka e Shqipërisë, një prej godinave më të bukura dhe të vjetra do të rikonstruktohet pa iu cënuar asnjë prej vlerave të projektit fillestar. Për Albanian Screen, arkitekti që drejton punimet flet për vlerat e rëndësishme të godinës unikale në Shqipëri.
“Do të shohim një ndërtesë që përfaqëson historinë e Shqipërisë gjatë ‘60- ‘70. Evolucioni i një ndërtimi që tregon një pjesë të mirë të historisë së Shqipërisë. Interesante është që koncepti i kësaj pune është që të rikthejë ndërtesën në lavdinë e saj të hershme dhe të vendoset në raport me aktualitetin e ditëve tona”– thotw Marco Petreschi, shef i katedrës së Arkitetkturës nw universitetin “La Sapienca”.
Godina, që është dhe simbol i shtetit shqiptar, do të ketë ndërtime tërësisht të reja.
“Banka e një kombi është një godinë unike dhe duhet të përfaqësojë kombin. Në 1938 autori ishte i detyruar që në detaje të paraqiste fuqinë dominuese të kombit. Ne sot jemi në një Shqipëri me demokraci që po zhvillohet. Në menduan që kjo godinë duhej tu përkistë të gjithëve. Kërkuam një element përfaqësues dhe ai element është terreni i Shqipërisë i bërë nga kanione, male, përrenj. Kështu që e vizualizuam në arkitekturë duke u mbështetur në aksin simetrik të ndërtesës dhe ky aks është shndërruar me një kalim mes dy blloqeve të mëdha, si një kalim mes një masivi malor. Aty do të ketë rrëke dhe vogla dhe një vijë uji”- thotw Petreschi.
Punimet për ndërtimin e godinës së Bankës Kombëtare të Shqipërisë, emri me të cilin njihej në ato vite, filluan në shkurt të vitit 1937, ndërsa ceremonia e përurimit të saj u zhvillua në 30 tetor 1938. Stili i saj arkitektonik i përket rrymës së "Racionalizmit", rrymë e cila lulëzoi në gjysmën e parë të shekullit XX në Evropë.
Projekti i godinës është realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe Vitorio Marpurgo. Për koincidencë, profesor Marco Petreschi mban të njejtin post me realizuesin duke drejtuar katedrën e Arkitetkturës ne “La Sapienca”. “27 studio projektimi dhe projektues të huaj shfaqën interes për të kryer punimet, por në garën finale u paraqitën 17 prej tyre.
Florian Papadhimitri