E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, Papandreu kundër kreditorëve privatë

Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu u shpreh kundër një pjesëmarrjeje të kreditorëve privatë në shpëtimin e vendit të tij.
 

"Kërkesë e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schwuble vërtet që është teorikisht e drejtë, por deri tani ka pasur efekt të kundërt", tha Papandreu në një intervistë për mediat greke.
 

Kryeministri grek u shpreh për një taksë për transaksionet financiare, si dhe për emetimin e kredive në euro, të eurobondeve.
 

Ndërkohë më herët Schwuble kërkoi nga qeveria greke një strukturim të borxhit duke thënë se Greqia do të fitonte kohë dhe nuk do t`i duhet të kërkonte para në tregjet financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›