Rikonstruksioni i Piramidës/ Vonesa në punime, konflikt me Bashkinë
Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës, ose e njohur si Piramida prej disa muajsh i është nënshtruar një rikonstruktimi të plotë. Edhe pse po ecet me hapa jo të shpejta, rikonstruktimi i institucionit që mban emrin "Arbnori", po rikonceptohet edhe në ambientet e brendëshme. E ndërsa pjesa e jashtme, sipas drejtorit të këtij institucioni, Mujë Buçpapaj, po mbahet peng nga Bashkia e Tiranës. Në pjesën e brëndëshme, do të ndërtohen ambiente për koncerte, panaire libri, muzikë dhome dhe dy salla teatrosh që do të qëndrojnë në mënyrë permanente të hapura.
Ndërkohë ende nuk dihet se kur do të përfundojë rikonstruktimi i Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës, pasi pritet që të ndryshojë edhe pamja e jashtme e saj. "Ky institucion do të kthet në një nga institucionet kulturore simotra nëpër Europë", thotë vetë drejtori i saj Mujë Buçpapaj.