E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruksioni i qendres, kaos me trafikun

Luljeta Ndoka

Trafiku i deritanishem do te jete i paperfillshem ne krahasim me ate qe pritet te shkaktohet nga punimet ne sheshin "Skenderbej". Edhe pse brenda 4 muajsh fillon te vihet "tulla" e pare mbi kete shesh, Bashkia e Tiranes ende nuk ka perpunuar nje strategji mbi devijimin e trafikut te automjeteve. Kjo do te thote se kaosi i pritshem per shkak te cakordimit te trafikut do te jete ne permasa alarmante, duke pasur parasysh fluksin e automjeteve qe e pershkojne sheshin qendror. Burime nga Bashkia e Tiranes e pohojne se nuk kane ende ne dore nje plan per devijimin e trafikut. Ata permendin se plani francez per qendren parashikon se trafiku duhet te kaloje nepermjet Unazes se Vogel. Kjo e fundit ende nuk ka mbaruar, keshtu qe drejtuesit e automjeteve (dhe jo vetem ata) do te jene ne meshiren e fatit.

S'ka projekt

Sikurse mesohet, as Bashkia e Tiranes dhe as studioja belge 51N4E, qe do te transformoje qendren, nuk kane ende asnje projekt per devijimin e trafikut. "Studioja fituese duhet te pergatise nje kapitull qe t'i kushtohet trafikut. Sipas informacioneve, ende nuk e kane realizuar nje gje te tille, megjithate shpresojme qe te gjejne nje zgjidhje, sepse bllokimi i qendres pritet te shkaktoje probleme te medha", thone burimet nga Bashkia e Tiranes. Vete ky institucion nuk ka asnje "strategji" se si te parandaloje kaosin per shkak te trafikut. Nese as firma belge nuk pergatit nje plan te qarte deri ne shtator te ketij viti, kohe kur pritet te nisin punimet realisht, atehere pasojat do te jene te renda.

Linjat

Pjesa derrmuese e linjave te transportit urban pritet te "ndeshkohet" nga punimet ne qender. Behet fjale per linjen e Tiranes se Re, linjen Kombinat-Kinostudio, linjen Kamze-Qender, Laprake etj. Sipas burimeve nga bashkia, keto linja pritet te pesojne nje devijim ne menyre te domosdoshme, megjithese ende nuk eshte percaktuar se ku. Kthimi qendres se Tiranes ne pedonale (kembesore) do te beje qe qendra te bllokohet jo perkohesisht, por pergjithmone. Kjo, sepse projekti fitues e parashikon nje gje te tille. "Do te kete rruge sherbimi, ku mund te kalojne kembesoret dhe njerezit me bicikleta, por jo automjete", percakton projekti i studios belge 51N4E, i prezantuar ne hotel "Sheraton", me 10 prill.

Unaza e Vogel

Unaza e Vogel eshte menduar paraprakisht qe te jete zgjidhja per devijimin e trafikut. Ne fakt, nje gje e tille eshte parashikuar ne planin francez. Shume specialisteve u duket paksa i pamundur devijimi i trafikut ne kete aks. Kjo, jo vetem per shkak te drejtimeve qe kane linjat e ndryshme. Sipas specialisteve, Unaza e Vogel eshte parashikuar te kaloje pikerisht pas Muzeut Historik Kombetar, ndaj praktikisht i bie qe andej nuk mund te kaloje. Gjithashtu, rruga qe kalon ndane Ministrise se Mbrojtjes, ku kalon edhe Unaza e Vogel, eshte me nje kalim. Nese kjo rruge do te behej me dy kalime, atehere kaosi pritet te jete akoma me i madh. Pervec kesaj, Unaza e Vogel eshte ne ndertim e siper.

Linjat e transportit, drejt shkrirjes

Nje strategji e re qe bashkia ka ne dore parashikon rishikimin e linjave te transportit urban. Ato linja qe rezultojne jo shume te domosdoshme do te shkrihen me linja te tjera urbanesh, ndersa nese shihet e nevojshme do te shtohen linja te tjera. Nje gje e tille pritet te ndodhe kryesisht ne rruge kryesore, si per shembull "Rruga e Kavajes". Linja e pare e strategjise parashikon caktimin e korsive te rezervuara per autobuset, i cili do te shoqerohet me organizimin e itinerarit dhe stacioneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›