E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen anetaret e majte ne KQZ

Tre anetaret socialiste jane rikthyer dje ne KQZ pas me shume se tre muajsh bojkoti. Pavaresisht disa kontestimeve pjesa derrmuese e vendimeve te marra dje nga KQZ ishin me konsensusin e te shtate anetareve. Nenkryetarja Deshira Subashi shpjegoi arsyet perse PS u kthye ne KQZ duke thene se nje nga shkaqet kryesore ishte presioni i nderkombetareve. Faktori nderkombetar eshte i interesuar qe institucioni me i larte zgjedhor te funksionoje dhe te kete gjithe spektrin politik. I gjithe spektri nderkombetar i interesuar per nje proces zgjedhor normal rikthen ne vemendje te gjithe anetareve funksionimin edhe vendimmarrjen me nje shumice qe te jete e pranuar nga te gjitha forcat politike theksoi Subashi. Numri dy i ketij institucioni shprehet se rikthimi ne mbledhjet e KQZ-se erdhi ne nje moment ku vendi eshte vetem nje muaj larg dates se zgjedhjeve.


Por me rikthimin ne KQZ socialistet do te kerkojne edhe revokimin e vendimeve te marra ne mungese te tyre. Ne duhet te korrigjojme apo te miratojme nje rregullore konform kerkesave te Kodit Zgjedhor per funksionimin e KQZ-se dhe te administrates zgjedhore qe eshte teresisht ne sherbim te zgjedhjeve- tha ajo. Tre anetaret i kane vendosur edhe tre kushte kreut te ketij institucioni midis te cilave revokimin e vendimeve te marra listat e zgjedhesve dhe miratimin e nje rregulloreje te brendshme. Burime per Shekullin bejne te ditur se diten e hene do te dorezohet edhe nje draft i cili eshte duke u pergatitur nga anetaret e majte dhe qe synon rregullimin e funksionimit te KQZ-se. Ne dhjetor tre anetaret e majte bojkotuan mbledhjet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me arsyetimin se KQZ eshte kthyer ne nje instrument politik ne duart e mazhorances dhe se kater anetaret e tjere midis te cileve edhe kryetari Arben Ristani perdorin forcen e kartonit per te kaluar aktet. Luis Tanushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›