E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton Tushen per Lushnjen Do ti ktheje fitoren qytetit

Kreu i Partise Socialiste. Edi Rama ka hapur sot fushaten elektorale ne qytetin e Lushnjes ndersa ka prezantuar kandidatin e koalicionit Aleanca per te ardhmen
Fatos Tushe. Vota e 8 majit tha Rama eshte vote popullore per ti thene Saliut kurre me. Kryesocialsiti perseriti edhe nga Lushnja mesazhin se Aleanca per te ardhmen eshte e vetmja rruge ndersa Fatos Tushe eshte e vetmja rruge per qytetin e Lushnjes.

Rama tha se Tushe do ti ktheje fitoren Lushnjes.



Gjate dites kryesocialisti Rama prezantoi kandidaten per minibashkine numrin 5. Ne fjalen e tij kreu i PS-se tha se kjo zone e Tiranes eshte fotografia e Tiranes se sotme eshte fotografia e politikes se re qe e transformoi Tiranen.

Tirana nuk ka nevoje per nje Sali ne qeveri dhe nje Sali tjeter ne bashki Tirana ka nevoje per llogari nga Sali per cmimet e paperballueshme. Duhet ti japin llogari Tiranes per vrasje grabitjet dhe genjeshtrat dhe per balten dhe shpifjet qe kane hedhur mbi punen tone qe pune qe ka lene gjurme ne cdo pjese te Tiranes. Rruga jone eshte e vetmja rruge per Tiranen per cdo njerin prej qytetareve shqiptar tha kryetari i Bashkise Tirane.

Rama tha se do ta ktheje Tiranen ne qendren e rajonit dhe ne piken kryesore te shqiptareve duke shtuar se do te punohet per rritjen e cilesise se jeteses me ane te shnderrimit te gjithe lagjeve te Tiranes. Ai premtoi se deri ne vitin 2020 planifikon te krijoi 200 mije vende pune.

200 mije pune deri ne vitin 2020 por jo vende pune si premtime elektorale por te para brenda nje harte zhvillimi. 340 hektar per zona ekonomike dhe tregtare jane pjese e ketij plani. Te punesojme kedo duke nxjerre te papune Saliun. Saliu eshte pengesa e fundit per qytetin tone dhe per cdo qytet ne Shqiperi. Tirana nuk ka thjeshte nje kryetar bashkie por ka bashkine e saj nje institucion model. Pervec institucion eshte program i ndritur me nje vizion afatgjate. tha Rama. Ai premtoi gjithashtu se do te ngreje kampusin e ri universitar dhe do te hapi rrugen per ndertimin e spitalit bashkiak.

Ndersa Jeta Seitaj ne fjalen e saj tha se u kerkon ndjese banoreve te kesaj zone per mosrealizimin e te gjithe projekteve per shkak te bllokimit te vendimmarrjeve ne Keshillin Bashkiak nga PD dhe LSI. Keshilli bashkiak i Tiranes bashkoi investimet e parashikuara per vitin 2010 theksoi Seitaj.

Kurse deputetja e PS-se Eglantina Gjermeni ne fjalen e saj u shpreh se njesia numer 5 apo sic njihet Tirana e re eshte simboli i civilizimit dhe i bashkejeteses si dhe simboli i vitores se PS. Kjo njesise eshte me e madhja. Ne zgjedhjet e kaluara Edi Rama mori 1/3 me shume vota se kandidati i PD-se tha Gjermeni.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›