E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Pse ndryshuam fleten e votimit

TIRAN- Komisioni Qendror i Zgjedhje ka pohuar dje se ndryshimi i fletes se votimit per bashkine e Tiranes eshte kryer ne baze te marreveshjes qe ka depozituar kandidati i djathte Lulzim Basha. Zedhenesit te ketij Institucioni Arti Lushi tha se sipas marreveshjes se koalicionit Aleanca per Qytetarin me kandidatin Lulzim Xhelal Basha emri zyrtar i koalicionit eshte Aleanca per Qytetarin. Ne marreveshjen e firmosur prej tij ndodhen te gjitha shkronjat nistore te partive qe perbejne koalicionin. Nga ana tjeter sipas KQZ-se opozita ne marreveshjen e koalicionit nuk ka vendosur qe te vendose shkronjat nistore te subjekteve politike qe e perbejne. Ajo ka preferuar vetem shkronjat nistore te koalicionit Aleanca per te Ardhmen AA. Nuk eshte pergjegjesi ligjore e KQZ te percaktoje vullnetet politike dhe as formen e perfaqesimit te tyre u shpreh Lushi. Por opozita nuk pajtohet me kete veprim dhe e ka ankimuar ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor. Sekretari per eshtjet Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj paralajmeroi kater anetaret e KQZ-se se nepermjet ketij vendimi kane cenuar rende standardin e procesit zgjedhor si dhe kane cenuar rende interesat elektorale te opozites. Kjo lloj vendimmarrje i sherben destabilitetit te procesit zgjedhor tensionimit te klimes zgjedhore dhe perben nje cenim te rende te standardeve zgjedhore cka mund te prodhoje edhe nje rezultat te papranueshem tha Xhafaj. Edhe pse e gjithe vemendja politike eshte perqendruar tek fleta per kandidatet nje tjeter shqetesim i ngritur nga opozita lidhet edhe me fleten per keshilltare per kryeqytetin. Administrata e KQZ-se ne renditjen e koalicioneve ne fleten e votimit ka vendosur koalicionin e PD-se te parin dhe ate te PS-se ne fund te faqes. L. Tanushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›