PS, rezolutë alternative për çështjen çame, Rama: Fund konfliktit primitiv
Tiranë- Partia Socialiste ka propozuar sot një projekt rezolutë alternative për të zgjidhur çështjen çame. Gjatë një deklarate për mediat, kreu i PS-së, Edi Rama u shpreh se ajo duhet të përfshihet nga qeveria në çështjet politike mbi marrëdhëniet me Greqinë dhe të raportohet dy herë në vit mbi ecurinë e saj.
Propozojme projekt-rezolutë alternative për çështjen çame që nuk mund të mbetet çështje e paadresuar. E kemi marrë përsipër ta adresojmë në program, ka një rrugë për ta adresuar, ku forcat politike të gjejnë paqen e plotë dhe ndërveprimi mes tyre,- tha ai.
Duke e konsideruar çështjen çame si të patrajtuar në kuadër të çështjes së shqiptarëve në Ballkan, në mbështetje të traktatit të fqinjësisë së mirë, ne përfaqësuesit e popullit në Kuvend e konsiderojmë çështjen çame një çështje politike, që duhet adresuar në përputhje me normat e së drejtës. I kërkojmë Këshillit të Ministrave ta përfshijë si çështje politike në marrëdhëniet diplomatike me Greqinë dhe të raportojë dy herë në vit për ecurinë e kësaj çështje. Shpresojmë që me këtë draft të kemi vënë një bazë të arsyeshme të gjitha forcat politike, te gjejnë te kjo kornizë arsyet për ta nxjerrë këtë çështje nga terri i konfliktit dhe për ta adresuar me dinjitet dhe mënyrë evropiane mes interesash evropianë,- vijoi ai.
Më tej Rama shpreh se kjo pr/rezolutë do të shërbejë pr ti dhënë fund mllefit të së shkuarës, ndërsa ka kërkuar që dy forcat politike që përfaqësojnë komunitetin çam të bashkërendojnë veprimet e tyre.