Rikthehen fadromat shemben ndertimet pa leje ne Shkoder
Inspektoriati i Ndërtimit të Bashkisë Shkodër ka evidentuar faktin se gjatë fushatës elektorale ka patur një fluks në rritje të ndërtimeve pa leje, për shkak të pezullimit të procesit vendimmarrës në pushtetin vendor. Nisur nga kjo do të ketë dhe një aksion të pandërprerë prishjesh në të gjitha objektet ku janë evidentuar të tilla shkelje. Aksionet kanë nisur nga dita e sotme me prishjen e një objekti pa leje në rrugën e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër.
“Ne kemi konstatuar gjatë gjithë kësaj periudhe që disa qytetarë kanë përfituar në mënyrë të papërgjegjshme, ndoshta edhe nga fushata zgjedhore që sapo kaluam. Më vjen keq, por Inspektoriati ka mbajtur procesverbale e konstatimit për të gjitha kundravajtjet që janë bërë në këtë periudhë, dhe ka marrë të gjitha masat. Prishjet në qytetin e Shkodrës do të jenë në seri dhe të pandalshme”-thotë Roland Çomo, Drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimit.
Krahas prishjeve, me ndryshimet në legjislacion ndërtimi i objekteve pa leje përbën vepër penale, ndaj dhe ka patur raste të dërgimit të këtyrë çështjeve në prokurori. Prishja e objektit pa leje në rrugën e gjykatës u shoqërua dhe me praninë e forcave të rendit edhe pse nuk pati asnjë kundërshti nga pronari i këtij ndërtimi.
Bruna Gjoka