E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata Kuq e Zi edhe 5 mije firma kunder regjistrimit

Në katër ditët e qëndrimit në Gjirokastër, përfaqësuesit e Aleancës “Kuq e Zi” kanë mbledhur mbi 5 mijë firma për peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike. Firmosja e peticionit ka nisur simbolikisht nga Memoriali i Rilindasve të qytetit. Vetë qytetarët u shprehën se firmosja e peticionit është një akt i thjeshtë patriotik që ata e bëjnë me shumë dëshirë.

“Ka një pjesëmarrje të gjerë nga ana e qytetarëve dhe do shpërndahemi në komunat Lazarat, Zagorie, Mashkullorë, Përmet, Tepelenë dhe Libohovë”-thotë Marin Ponde, përfaqësues i Aleancës “Kuq e Zi”.

Nisma e AK për ndalimin e regjistrimit të popullsisë me anë të deklarimit të fesë dhe etnisë si dhe të ndryshimit të ligjit të gjendjes civile, i cili lë hapësira për ndryshimin e kombësisë, ka nisur prej muajsh kur u shënua një rritje e ndjeshme e numrit të personave që kërkonin të ndryshonin kombësinë nga shqiptare në greke dhe ajo synon mbledhjen e 20 mijë firmave për t’i paraqitur ato më pas parlamentit shqiptar.

Ismail Xhaferri    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›