Tariq Ramadan ekskluzive Duhet nje rend i ri boteror

Tariq Ramadan, një ndër intelektualët më me influencë sot në botë, i kërkuar nga gjigantët mediatikë si CNN, BBS, ABC e të tjerë ishte në një rrëfim të jashtëzakonshëm në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit. Tariq Ramadan, Profesor në Universistetin e Oksfordit është renditur nga Revista “Foreign Policy”, i teti mes 100 intelektualëve më të njohur në mbarë globin. Ai mban leksione në universitetet me prestigjoze të rruzullit dhe është sot një nga mendimtarët më të famshëm të kohës.
Eni Vasili: “Zoti Ramadan, ju jeni në Tiranë tashmë prej disa orësh. Është hera e parë mesa di, që jeni në Shqipëri, apo ajo? Do doja të dija çfarë dini ju për Shqipërinë dhe cilat janë impresionet në këto orë të para të qëndrimit tuaj këtu?”
Tariq Ramadan: “Kjo është hera e parë që vizitoj Shqipërinë, por unë kam qenë më parë në Ballkan dhe kam lexuar shumë, për shkak të situatës specifike që keni në Shqipëri, në Ballkan. Dhashë një leksion dhe mora një përshtypje, që e ardhmja europiane nuk është në Europën Perëndimore, por në Europën Lindore, dhe më specifikisht në Ballkan”.
Ai foli për sfidat që po kalon bota sot dhe pse ndodhemi në këtë situatë.
Tariq Ramadan: “Unë mendoj se bota është në një situatë të tillë sepse ne jemi të obsesionuar me fitimin e sa më shumë parave, më shumë pushtet, dhe ngatërrojmë mirëqënien me pasurinë dhe paratë. Mirëqënia nuk është për këtë. Ajo çfarë duhet të bëjmë në këtë botë, është të mos jemi spektatorë dhe të luajmë rolin e viktimës, pra, të themi që unë jam egoist, nuk ka solidaritet. Në fakt, duhet të merremi me gjëra që janë të rëndësishme për të gjithë ne, siç është etika në ekonomi, etika në politikë”.
Ai vlerëson se nevojtet një rend i ri botëror.
Tariq Ramadan: “Do thoja që duhet të ndryshojmë rendin ekonomik dhe nuk kemi specialistë si Stiglitz apo Soros, që janë njerëz të niveleve të larta të ekonomisë, që thonë se kemi nevojë për rregullime, kemi nevojë për etikë në ekonomi. Nuk mund të vazhdojmë me tregun e lirë, që është i lirë për të pasurit, por nuk është i lirë për të varfërit”.
Tarik Ramadan në këtë rrëfim të rrallë në programin “Studio e Hapur” foli për krizën e shoqërisë së sotme, rolin e individit dhe pikëpamjet e tij për fenë, islamin dhe demokracinë. Tarik Ramadan është sot një nga personazhet që intervistohet nga gazetarët më të famshëm në botë si Christiane Amanpour, Fareed Zakaria të CNN, apo Lory Goctein e New York Times.
Taulanta Boja