Provimi i Letersise neser nis vleresimi i testeve
Ditën e premte do të nisë vlerësimi i testeve të provimit të parë të maturës, atij të Gjuhës dhe Letërsisë. Vlerësimi do të jetë me dorë, ndërkohë që rezultatet pritet të dalin brenda dy javësh, por edhe më shpejt, pasi këtë vit janë shtuar qendrat e vlerësimit.
Nga katër vitin e kaluar, këtë vit kanë shkuar në 6. Të gjitha detajet rreth vlerësimit i bën publike për Albanian Screen, Zv/Ministri i Arsimit, Halit Shamata. Ai ndërkohë citon se në asnjë rast nuk do të ketë më rikorrigjime të testeve, pasi vlerësimi do të jetë transparent.
“Së paku janë 4 persona, dy janë korrigjuesit e rradhës që bëjnë një vlerësim të pavarur nga njëri-tjetri dhe nxjerrin një lloj, vlerësimi. Nqs ka përputhje, drejtuesi i procesit të korrigjimit, mund t’i hedhë një sy, por problemi është i mbyllur. Nqs nuk ka përputhje, atëherë e merr një person tjetër që bën vlerësim të paanshëm dhe i fundit fare, është përgjegjësi i vlerësimit. Mundësia për rikorrigjim është e pamundur, sepse procesi kthehet nga e para dhe në njëfarë mënyrë bëhet i pamudur”-thotë Shamata.
Zv/Ministri i Arsimit shpjegon se, nëse do të vërtetohet se është kopjuar, do të merren masa si për nxënësit edhe për administratorët.
“Në fund të vlerësimit do të verifikohet se cilët nxënës kanë kopjuar dhe sa kanë kopjuar. Në çfarë shkolle janë, mjedisi provimesh janë, çfarë rrethi dhe qarku janë dhe kush janë emrat. Pra, database i Agjencisë Kombëtare të Provimeve arrin të identifikojë çdo nxënës që ka kopjuar te një nxënës tjetër”-shprehet Zv/Ministri Shamata.
Javën tjetër do të ngujohen hartuesit e tezës së matematikës, ndërkohë që provimi do të jetë në 15 qershor, për ta përmbyllur ciklin e tyre në datën 30 qershor, me provimet me zgjedhje.
Edlira Sulejmani